“Unitet i gjerë për bisedime me Serbinë”

Në raport me Serbinë gjithmonë ka dallime mes deklaratave dhe veprimeve konkrete. Kështu ka theksuar zëvendëskryeministrja Edita Tahiri e cila është edhe udhëheqëse e delegacionit kosovar në bisedime me Serbinë.

“Është koha kur Serbia duhet të kaloj pra prej deklarimeve verbale në përmbushjen e obligimeve zbatuese që dalin nga dialogu teknik”, tha ajo për “Tribuna Shqiptare”, duke shtuar se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është i prerë, se nuk do ketë vazhdim të dialogut pa zbatim të marrëveshjeve dhe duke hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit të Serbisë se në shtator do ketë vazhdim të dialogut.

Ndërkaq, sa i përket dialogut politik, Tahiri u shpreh: “Unë besoj se për këto çështje duhet të flitet drejtpërsëdrejti me kryeministrin, mirëpo një qëndrim i përgjithshëm është që për çështje të mëdha që kanë karakter të interesit nacional, duhet pra që procesi të mbështeten në parime të unitetit politik dhe kombëtar, në mënyrë që pra adresimi të jetë në harmoni me interesat nacional”, thotë ajo. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button