Ditë e bukur me diell

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare lokale dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit lëviz prej nëntë deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 35 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri 15 gradë dhe me atë ditore deri në 31 gradë. Vlera e UV-indeksit do të jetë 7.
Më pas vijon periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë me erë të dobët mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Rritje të temperaturave pritet nga mesi i javës së ardhshme. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button