Kosova: në listë të zezë të BE-së

Republika e Kosovës edhe një herë hyri në listën e “zezë” të Bashkimit Evropian, madje u radhit në mesin e shteteve si Siria, Iraku, Irani, Afganistani, Serbia, Rusia, Pakistani, etj. Në këtë listë shteti më i ri i Evropës hyri me numrin e azilkërkuesve. Këta të fundit nuk po i dëgjojnë thirrjet institucionale se azil-kërkimi është armiku me i madh i liberalizimit të vizave.

“Gjatë muajit qershor të këtij viti, në shtetin gjerman azil kanë kërkuar 156 persona, ndërkohë që në muajin korrik këtë e kanë bërë 152 të tjerë. Por, nëse shikohen të dhënat e këtij enti për shtatë muajt e parë të këtij viti, situata del të jetë edhe më keq. Nga janari i këtij viti deri në korrik, vetëm në Gjermani azil kanë kërkuar 856 shtetas të Kosovës”, thuhet në raportin e Entit Federal për Migracion të Gjermanisë, transmeton Albinfo shkrimin e gazetsës Express.

Përveç Gjermanisë, numri më i madh i azilkërkuesve nga Kosova është përqendruar edhe në Francë e Belgjikë. Franca, ndërkaq, është shteti i vetëm që pranon azil nga Kosova, madje vetëm gjatë vitit të kaluar, ajo ka pranuar 720 nga 910 aplikues për azil./kosova.info

Lajme të ngjashme

Back to top button