Han: BE do të japë mbështetjen që bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE të fillojnë këtë vit
Komisioneri i BE për Politikat dhe Zgjerimin e Fqinjësisë, Johannes Hahn, përgëzoi Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit për NATO javën e ardhshme, dhe njoftoi se BE do të japë mbështetjen maksimale për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE këtë vit, njofton Mkd.mk.
“Nga zemra uroj Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për hapin e parë thelbësor në integrimin euroatlantik të Maqedonisë së ardhshme Veriore.
BE do të japë mbështetjen më të fortë për këtë hap të dytë, që hapja e negociatave të fillojë këtë vit”, shkroi Han në Twitter.
My wholehearted congratulation to PM @Zoran_Zaev, FM @NikolaDimitrov, @VladaMK and the citizens of soon to be #NorthMacedonia on this first crucial step of #euroatlantic integration. https://t.co/wE80BCgouU 1/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) February 2, 2019
.#EU will give its best support that 2nd step – the opening of #accession negotiations – can follow according schedule this year! @Zoran_Zaev @Dimitrov_Nikola @VladaMK @SobranieMK @eu_near @eu_eeas @EUCouncil 2/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) February 2, 2019