Prishtinë, zjarr në parkingun e Trafikut Urban (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në auto-parkingun e Trafikut Urban në Prishtinë njofton Policia e Kosovës.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, njoftoi për Telegrafin se rreth orës 14:10, Policia ka pranuar një informatë se në auto-parkingun e Trafikut urban ka shpërthyer zjarr.
Ai tha se me të arritur Policia në vendngjarje ka parë një minibus që e ka kapluar zjarri, disa kontejnerë dhe goma të vjetra.

Sipas tij, deri në këto momente nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje të lokalizojnë zjarrin, ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button