Irak: Në 15 sulme, 60 të vrarë

Zyrtarët e Irakut kanë konfirmuar sot se vala e sulmeve të së enjtes në vend ka lënë të paktën 60 persona të vrarë. 

Zyrtarët kanë thënë se dhuna, nga më vdekjeprurëset që nga largimi i trupave amerikane nga Iraku në dhjetor të vitit të kaluar, ka goditur 15 qytete dhe ka plagosur rreth 250 persona.

Si transmeton Rel, zyrtarët e sigurisë thanë se kanë shtuar masat për të mbrojtur turmat e njerëzve që do të mblidhen në vende publike për të kremtuar Festën e Bajramit këtë fundjavë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button