?umanovari arrestohet, ka kontrabanduar emigrantë nga Afganistani

Kundër një banori të fshatit Llojanë të Kumanovës policia ka ngritur padi penale, pasi që ka kontrabanduar emigrantë.

Sipas I.N. (45) nga fshati Llojanë, më 13 gusht të këtij viti është takuar me S.A., person i mitur, i biri i shokut të tij dhe me një person tjetër nga Afganistani (A.N.). Pastaj ata i kanë thënë se do të duhet që të bartë udhëtarë nga Afganistani, prej Shkupit për në Llojanë dhe se për këtë do të marrë instruksione nëpërmjet telefonit. 

I.N. i kanë premtuar se në llogarinë e tij do t’i barten të holla nga një llogari të Anglisë në shumë prej 50 euro nga dërguesi M.Xh. dhe llogaringa Greqia në shumë prej 465 euro nga dërguesi N.H., ndërsa I kanë dhënë edhe 540 euro të gatshme, të holla këto të cilat është dashur t’ia japë personit me të cilin do të takohet në Shkup.

Pas  instruksioneve të marra nëpërmjet të telefonit, I.N. është drejtuar nga stacioni i autobusëve në Shkup, ku është takuar me dy persona nga Afganistani, nga të cilët njëri është në arrati, ndërsa personi I.N. dhe R.R. (24) nga Afganistani janë kapur nga ana e policisë.

I.N. ka pranuar se vepra të tilla ka kryer edhe më parë.
R.R. nga ana tjetër, ka deklaruar se në Greqi i ka dhënë një personi të panjohur 2.800 euro që të dërgohet në Austri.

Ndërkohë që kundër I.N. është dërguar padi penale deri te Prokuroria publike nën dyshimin se ka kryer vepër penale “kontrabandë me emigrantë” dhe nga ana e gjykatësit hetimor i është caktuar masa paraburgim prej 30 ditësh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button