Miliarderi i Indisë Subrata Roy hapi firmë në Maqedoni

Subrata Roy, miliarder indian,  dje hapi firmën e tij në Maqedoni, me emër Sahara Global Com, e cila është themeluar me një kapital prej 5.000 euro dhe të cilën do ta udhëheqë Subrata Roy dhe biri i tij, Seemanto Roy.

Sipas informatave të Regjistrit qendror, veprimtaria kryesore e kësaj firme është ndërtimi i ndërtesave banesore dhe jo banesore.

Indiani Roy më herët lajmëroi se palinifikon që në Maqedoni të ndërtojë një qendër turistike, gjegjësisht një qytet si Las Vegas në të cilin do të ndërtohen disa kazino, hotele dhe qendra për argëtim. Sipas tij, koncepti do të jetë i gatshëm në shtator, ndërsa ndërtimi do të duhet të fillojë për dy vjet e gjysmë. Krahas turizmit, ai lajmëroi edhe interes për të investuar në industrinë për prodhime qumështore dhe xehetari. 

Subrata Roy vizitoi Maqedoninë në qershor të këtij viti, menjëherë pas road show-it të delegacionit të Qeverisë  së Maqedonisë në Indi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button