Ristovski: Qytetarët e Maqedonisë nuk mund të marrin azil në BE

Qytetarët e Maqedonisë të mos gënjehen se në BE dikush i pret duarhapur. Thjeshtë, marrja e azilit fare nuk lejohet sepse Maqedonia nuk ka status të vendit prej të cilit mund dhe duhet të kërkohet azil, deklaroi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski.

“Qartë dhe pamëdyshje konfirmoj se qytetarët e Maqedonisë të cilët e braktisin vendin në tentim që të kërkojnë azil do të kthehen me autobusin ose aeroplanin e parë, tha Ristovski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske pas ndarjes së njëqind pakove për familjet e kërcënuara sociale të përkatësisë myslimane.

Askush nuk duhet, potencon ministri, t’i gënjejë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht për çfarë interesi bëhet fjalë, se mund t’i dërgojë në BE. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button