Vinicius Jr: Dua të luaj me Neymarin, te Real Madridi ose Brazili

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ka thënë se dëshira e tij është të luajë përkrah Neymarit dhe ai nuk shqetësohet nëse do të luajë së bashku me të te Brazili apo Real Madridin.

Adoleshenti brazilian është një tifoz i madh i ish-sulmuesit të Barcelonës, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë pas transferimit te Paris Saint-Germain, transmeton Telegrafi.

“Ose në Real Madrid ose në ekipin kombëtar, dua të luaj me Neymarin, sepse gjithmonë kam dashur të luaj bashkë me të”, ka thënë fillimisht Vinicius për Esporte Interativo.

“Unë kam qenë një tifoz i tij që kur ishte i ri dhe ishte sa kishte filluar të luante Santos”.

“Sigurisht që nuk do të kishte problem të jem në një skuadër me të”.

Kur u pyet gjithashtu se nga cili lojtar ai është më i frymëzuar nga futbolli evropian dhe kënd dëshiron të ketë në Real Madrid, përgjigjet e tij ishin të shkurtra dhe definitive.

“Neymar dhe Neymar”, përfundoi talenti i madh brazilian.

Ndryshe, Vinicius është shëndrruar shpejt në një nga të preferuarit e tifozëve të Real Madridin, pas ndeshjeve të njëpasnjëshme nën drejtimin e Solarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button