Gjykata Supreme mund ta rrëzojë rastin “Talir”, po kontestohen hetimet për Ahmetin, Osmanin, Milloshoskin…

Gjykata Supreme, më 30 janar,  në seancë të përgjithshme do të diskutojë për dy nisma të avokatëve të personave të pandehur në rastet e PSP-së, me të cilat kontestohet aktakuza më e fundit “Talir” për larjen e miliona eurove në VMRO-DPMNE, por edhe në të gjitha hetimet paraprake dhe hetimet që i ka ngritur kjo prokurori pas 30 qershorit të 2017-tës, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësit do të duhet të vendosin nëse pas skadimit të 18 muajve ligjor, pas marrjes së bisedave të përgjuara, mund të ngriten raste të reja që ndërlidhen me to. Nëse ata mblidhen për të marrë qëndrim parimor, po qoftë edhe të dështojnë të gjitha hetimet që i ka ngritur PSP-ja pas 30 qershorit të 2017-tës, ai qëndrim do të duhet të respektohet doemos.

Në PSP thonë se Ligji për Prokurorinë Speciale Publike thotë se brenda 18 muaj duhet të ngriten padi, dhe se ajo kohë ka kaluar që moti, por përkujtojnë se ligji askund ndalon të ngriten hetime të reja lidhur me “bombat”. Gjithashtu pohojnë se këto hetime me siguri do të mbijetojnë, nëse ka nevojë edhe t’i dorëzohen Prokurorisë Publike të rregullt. Për të gjithë ka prova materiale dhe dëshmitarë ashtu që bombat mund të bien lirisht nga lista e provave.

Iniciativat kontestojnë dhjetëra hetime paraprake dhe hetime të reja të PSP-së, shumica e të cilave kanë përfunduar dhe janë duke e pritur ligjin e ri për statusin e PSP-së, për të ngritur aktakuzat. Nga vendimet e gjykatës më të lartë do të varen hetimet kundër Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit për regjistrimin e popullsisë, hetimi “Pacienti” i Bujar Osmanit, “I fuqishmi” i Antonio Milloshoskit, për abuzim me shpenzimet e udhëtimit të Sillvana Bonevës dhe deputetëve tjerë, “Shërbimet e huaja” për krijimin e rastit për gjoja përgjim nga shërbimet e huaja, por edhe shumë hetime të mëdha si “Shkupi 2014“, krimi me importin e energjisë elektrike, ku në seancë dëgjimore ka qenë i thirrur Gruevski dhe dhjetëra të tjerë, “Propaganda” për mediat, “Dizajni” për autobusët dykatësh, “Aktori” për pastrimin e parave dhe për dhjetëra raste tjera.

Për akuzën e rastit “Talir” thonë, asgjë nuk është e kontestueshme, sepse një pjesë të saj e ka marrë prokuroria e rregullt, e cila qysh më parë kishte filluar veprimet para-hetimore pas raportit të Entit shtetëror të auditimit. Në “Talir” ndër të tjerëve janë të akuzuar Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Ilija Dimovski si dhe partia VMRO-DPMNE si person juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button