Maqedoni, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale deri në mars do të kujdeset për të pastrehët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e obliguar që deri në mars të këtij viti, nëpërmjet Qendër për Çështje Sociale të Qytetit të Shkupit të sigurojë vend-strehim në objektet që i shfrytëzon institucioni publik për kujdesin e fëmijëve me probleme edukativo-sociale, njofton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për 30 familje, gjegjësisht 99 persona. Prej tyre, vetëm nëntë familje posedojnë ndonjë vendbanim, ndërkaq të tjerët janë të evidentuar si persona të pastrehë. Strehimi i të pastrehëve është në pajtueshmëri me rekomandimeve të Grupit Punues Intersektorial për Ndjekjen e gjendjes së Ajrit, pasi që në këtë mënyrë këto persona nuk do të djegin materiale jo-përkatëse për ngrohje dhe plotësisht ta ndotin ajrin”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button