Autobusët e NQP-së do të qarkullojnë sipas orarit të zakonshëm dimëror
Nga sot autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik do të qarkullojnë sipas rendit të zakonshëm dimëror, pavarësisht vazhdimit të pushimit dimëror, për shkak ë cilit në tre javët e kaluara kishte qarkullim më rrallë të autobusëve, transmeton Portalb.mk.
Nga dje prej orës 12 shfrytëzimi i transportit publik është pa pagesë.
“Vendimi për transport falas me autobusë të NQP-së është pjesë e masave urgjente të Qytetit të Shkupit për uljen e ndotjes së ajrit. Vendimi do të vlejë deri në momentin e uljes së ndotjes”, thuhet në njoftim.