Prej sot autobus falas dhe dyfish parking më të shtrenjtë, Qyteti i Shkupit i aktivizoi masat kundër ndotjes

Prej sot nga ora 12 u vendos vozitje falas me autobusët e transportit publik në qytetin e Shkupit, u dyfishua çmimi i parkingjeve të ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” si dhe janë ndërprerë punët ndërtimore në të hapur, bëjnë të ditur nga qyteti i Shkupit si masa urgjente kundër ndotjes së ajrit, përcjell Portalb.mk.

Për dy ditë me radhë në Shkup koncentrimi i PM 10 grimcave ka tejkaluar pragun prej 188 mikrogram në metër katror dhe për këtë arsye Qyteti i Shkupit ka sjellë masa parandaluese.

Masat urgjente dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit sot i prezantoi zëdhënësi i Qyteti të Shkupit Valon Salihu, ku si masë kryesore e cila u vendos është vozitja falas në autobusët e transportit publik, ndërprerja e punëve ndërtimore në rajonin e qyteti të Shkupit, shtrenjtimi i çmimit të parkingjeve në qytet dhe kjo do të vlejë derisa të vlejnë masat urgjente. Qyteti ka obliguar edhe ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale “ që të vazhdojë me pastrimin intensiv të rrugëve të qytetit si dhe një sërë masa dhe rekomandime të tjera të cilat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Qyteti të Shkupit.

Nga qyteti I Shkupit thonë se gjatë tërë vitit kanë punuar kundër ndotjes së ajrit, por është e nevojshme përfshirja  edhe e institucioneve të tjera dhe qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button