Buka nga vjeshta më e shtrenjt për tre denarë

Buka shtrenjtohet në vjeshtë, ndërsa vala e shtrenjtimeve do t’i përfshijë edhe makaronat, theksojnë mullisët të cilët për në shtator planifikojnë çmim të ri të bukës, më të lartë për rreth 10 për qind nga i tanishmi, që në fakt do të thotë se buka do të shtrenjtohet për rreth tre denarë.

Ata planifikojnë nga 25 denarët e tanishëm për një cope bukë prej 800 gramve, çmimi të jetë 26 denarë, varësisht nga çmimi i drithit importues.

Nga ministria e Bujqësisë thonë se nëse ka shtrenjtime të çmimit, shteti do të reagojë me sasi të caktuar të rezervave shtetërore, por, megjithatë, për një gjë të tillë duhet të vendos më shpejt Qeveria. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button