Subrata Roj do të ndërtojë “Las Vegas” në Maqedoni

Subrata Roj, pronar i kompanisë indiane “Sahara India Parivar” dëshiroi të ndërtojë “Las Vegas” të vet në Maqedoni, deklaroi ky biznesmen për “Financial Chronicle”.

“Konceptin i dizajnit, që e bëmë për “Las Vegas”-in, do t’ia propozojmë Qeverisë së Maqedonisë në shtator dhe dizajnin strukturor në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi të aprovohet, shpresojmë të fillojmë me punë brenda një viti e gjysëm, deklaroi Roj.

Roj, siç thekson gazeta, refuzoi të zbuloj se sa do të kushtojë projekti që do të përfshijë kazino dhe qendra tjera të mëdha për argëtim. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button