Sot ngrihen në këmbë qytetarët, protesta kundër shtrenjtimeve

Sot, në sheshin Pella, përpara zyrave të Komisionit regullator për energjetikë, me fillim në ora 18:00 do të mbahet protestë qytetare kundër shtrenjtimeve të energjisë elektrike, karburanteve, ngrohjes qëndrore, etj.

Protesti organizohet nga grup qytetarësh të organizuar përmes rrjeteve sociale. Dje në konferencë për shtyp ata shtruan kërkesat e tyre para Komisionit rregullator dhe Qeverisë.

Të kthehet tarifa e lirë, të kthehet çmimi i energjisë elektrike nga viti 2008, të hiqet paragrafi fuqi shtesë prej 33% prej llogarive për energji elektrike, të kthehet çmimi i parnos në vitin 2008, urgjentisht të tërhiqet rregullorja e re e SHA “Toplifikacija”, të zvogëlohen çmimet e derivateve të naftës në përputhje me standardin e jetesës, të kryhet privatizim apo kapitalizim i sektorit të përgjithshëm energjetik i cili është në pronësi të Maqedonisë. Të investohet në burime të përmbajtshme të energjisë, gjeo dhe termo energji, energji të erës dhe energji solare. Këto janë disa prej kërkesave të protestuesve sot.

Sipas paralajmërimeve, protesta do të ketë edhe në qendrat dhe qytetet tjera në kohë të njëjtë. Protestat do të vazhdojnë çdo të martë, deri sa të pranohen kërkesat e popullit.

Protesta mbështetet nga Lëvizja PYKA. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button