PARAJSA E MERMERTË

E kuptova Gadime

pse ke qenë e mbyllur

dy-tri metra thellë

me mileniume.

E fshehur nën aromën e dheut të freskët

ti u ke marrë erë fijeve të barit të parajsës

dhe e ke ruajtur fytyrën e Teutës për stërnipërit e stërmbesat e saj.

E ke ruajtur tingujt e këngës së Orfeut

që i këndonte Euridikës

para dyerve të errësirës.

Dëgjohet ende lra e tij korridoreve

të fshehura.

Dhe një ditë u dridh zbrazëtia jote e nëntokës,

nga një kazëm stërnipi.

Bukuria jote nusërore e thellësive,

ku uji ka qenë i zënë ngushtë

në përqafimin e mermertë

dhe pashtegdalja e hijshme,

ku luajnë valle xhuxha të kristaltë

me kësula të leshta ngjyrë tambli.

doli para syve arbërorë.

Dhe, u hap dera ku kanë qëndruar Orfeu me Euridikën.

Ata mund të jenë aty e ne nuk i shohim.

Duhet t’u biem prapa.

Jashtë të gjitha ligjeve ngrihen format e papara

të kësaj toke të shenjtë.

Këtu është princesha e bukur Tanushë,

Këtu janë edhe shumë bukuroshe të tjera

që e presin Betovenin,

të vendosura në skenë

para orkestrit të mermertë,

e pak më tutje

dikush

bën dasëm për të bijtë.

Por ja fati:

Krushqit janë bërë gurë,

stalaktitë e stalakmitë,

kurse nusja dhe dhëndrri

dhe ende i shtrijnë duart kah njëri tjetri

e presin takimin e zjarrtë

qindra miliona vjet

në këtë botë magjike të Gadimes.

2.

Në disa traverta ngrihen shtëpiza për vashat e dhëna,

diku ka vajza të përkulura

që e qëndisin shaminë e dhëndrit,

ka edhe rreze të bardha mbi shkëmbinj të stolisur,

ka edhe liqenë si loti dhe të thellë sa dashuria,

ka edhe puse dhe kroje që ta shuajë etjen vajtojca në dërrasë të vekut,

ka gjithçka në Gadime: kafka parahistorike

që flasin me gjuhën e heshtur

dhe nga një masë çmërsi

ligjërojnë historinë e panjohur,

i tregojnë gjurmët

e atyre që e kanë mbajtur frymën në këtë fshehtësi

dhe që mureve kanë shkruar hieroglife

e në salla kanë komponuar këngë për shtemësinë.

3.

Stalaktitet e stalakmitet

ende qajnë me duar të shtrira për takimin e parë,

kurse ata që janë takuar

nuk ia lëshojnë douart njëri-tjetrit

rrinë të shkrirë në një dhembje të ëmbël

aty brenda tokës

në errësirë

nga e cila kanë ikur edhe qyqet e natës

madje edhe legjendat

kanë heshtur në mbyllësinë e pafundme,

përveç një Asllani

që thotë se duhet të shpalohet e kaluara e këtij barku të tokës sonë

dhe mori ta shfletojë nëpër vargje

duke iu afruar çudive me ngrohtësi

dhe me regëtimë zemre nga kënaqësia,

por me një simfoni maratonimie

që zbulohet nëpër hapësirën magjike,

cikërrimat magjike që i zbulon syri i mprehtë

dhe jehonat e lashtësisë që i dëgjon veshi i stërvitur

duke iu afruar kuptimit të mrekullisë

që pret nën arën e fshatarit gadimas.

Qëndroj në kombë gojëhapur

para ateleve të çudive nëntokësore,

në qilimat e terra rosës së lashtë:

O zot sa i imtë që më duket vetja para bukurisë!

Poezi nga Asllan Selmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button