Trump dhe Erdogan kanë biseduar për Sirinë
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2018/09/trump-erdogan.jpg?fit=864%2C486&ssl=1)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan kanë biseduar të hënën për “bashkëpunimin e vazhdueshëm” në Siri përderisa forcat amerikane kanë filluar tërheqjen nga ky konflikt, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, transmeton REL.
Trump ka thënë se dëshiron të punojë me Turqinë për të adresuar shqetësimet e Ankarasë në Sirinë verilindore si dhe theksoi se Turqia nuk duhet të keqtrajtojë kurdët dhe grupet tjera “me të cilët kemi luftuar për të mposhtur Shtetin Islamik” ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.