Incident në Pirin: Pesë shqiptarë nga Maqedonia janë tërhequr nga humnera (VIDEO)

Në Pirin janë shpëtuar pesë skitarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë, të cilët kanë skijuar jashtë pistave të parapara për skijim, me çka kanë rënë në humnerë, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga mediat bullgare, aksioni i shpëtimit ka përfunduar rreth orës 21:00, kurse në të kanë marrë pjesë 10 shpëtimtarë.

Të pestë shtetasit e Maqedonisë janë shqiptarë, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sinjali për incidentin është paraqitur në shërbimin e lartë për shpëtim në Bansko, në ora 18:00.

Ky është rasti i dytë brenda javës, që skitarët kanë dalë nga pistat e skijimit.

Për të parë pamje nga aksioni i shpëtimit: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button