Nga janari,librezat e veturave do të jenë dhe në shqip

Kanë filluar përgatitjet për të aplikuar gjuhën shqipe edhe në librezat e veturave. Rregullorja e re e Ministrisë së Punëve të Brendshme është harmonizuar me Ligjin për vetura dhe rregullorja e re parasheh që librezat e veturave të jenë në dy gjuhë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, implementimi i rregullores së re do të fillojë të realizohet nga 1 janari i vitit 2013.

“Rregullorja, ka dalë në Gazetën zyrtare dhe implementimi i saj duhet të fillojë me 1 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa deri atëherë duhet të bëhen të gjitha përgatitjet që të fillohet dhënia e librezave në dy gjuhë”, thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button