(FOTO) Linda Halimi përgatitje për klipin e nxehtë +18

Këngëtarja Linda Halimi, e cila ishte prezente në media kohën e fundit, kryesisht lidhur me jetën e saj private dhe lidhjen e dashurisë me reperin amerikan Big D, këtë herë sjellë diçka të re në aspektin muzikor.

Bëhet fjalë për videoklipin e këngës “I just wanna”, që do të jetë i stilit ”Dirty urban”, me meshkuj dhe supermodele nga shtetet fqinje. Xhirimet e paralajmëruara si ”të nxehta” kanë filluar dhe ja disa foto nga xhirimi.

Mosha e lejuar për ta parë atë është mbi 18 vjeç, ndërsa pritet të lansohet në kanalin zyrtar të këngëtares në Youtube pas dy javësh.

Këngëtarja ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, se ky videoklip më pas do të shfaqet në disa kanale muzikore botërore , por pa dashur të zbulojë se për cilat bëhet fjalë.
Linda u gjend në një situatë të palakmueshme pasi vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ajo i quajti shqiptarët “popull i çuditshëm”.

Pasi ky status u publikua, pati reagime përgjithësisht negative, mëqe komenti u cilësua si ofendues.

Duke i parë këto reagime, Linda e shfrytëzoi të njejtën faqe për të dhënë shpjegimin e saj, duke kërkuar falje ”me përulje” për ofendimin e paqëllimtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button