100 vite nga çlirimi, Shkupi feston

Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore dhe shoqatën studentore Dardania sot shënojnë 100 vjetorin e Çlirimit të Shkupit. Sipas paralajmërimeve, sot në Shtëpinë Memoriale të Nënës Terezë do të zhvillohet meshë në gjuhën shqipe për nder të Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, themelues i korit “Zani i Maleve”.

Posta e Maqedonisë, poashtu sot në orën 13 e 30 tek Libraria e Çarshisë do të promovoj pullën postare “Zani i Maleve”, ndërsa në ora 18 në organizim të Shoqatës së Motoristëve “Dardanians MC” nga Shkupi do të mbahet defile e anëtarëve të familjeve kryengritëse të cilët do të ndalen te sheshi Skënderbeu për të vijuar me një iftar të hapur te Xhamia e Murat Pashës në orën 19 e 45.

“Organizojmë këtë festë për nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit, ku po ashtu do të nderojnë familjet, trashëgimtarët e familjeve që kanë bërë çlirimin e Shkupit, siç është familja e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit dhe shumë familje të tjera dhe duke përfunduar ku do të përfshihen diku 30 familje që janë të veçuara për kontributin e tyre kombëtar në këtë 100 vjetor dhe për të cilët ne u jemi mirënjohës dhe do t’ju ndajmë mirënjohje”, tha ditë më parë kryetari i Komunës Çair, Izet Mexhiti.

Manifestimi në nder të 100 vjetorit të çlirimit të Shkupit do të përmbyllen me një koncert madhështor, ku do të marrin pjesë këngëtar të njohur shqiptarë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button