LSDM: Do të shqyrtohet kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme

Lidhur me iniciativën e partisë opozitare maqedonase për zgjedhje të parakohshme, ministrja e mbrojtjes Radmila Shekerinska, tha se me këtë ata duan që të ndryshohet tema e rëndësishme e zgjidhjes së problemit të emrit.

“Ata këtë kërkesë e bënë vetëm pesë minuta pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe këtë e bënë për të ndryshuar temë, pasi që tema aktuale nuk iu konvenon. Tema tregon që nëse do të zgjidhësh një problem, ai zgjidhet, nëse do të drejtosh shtetin para, drejtohet. Nëse do perspektivë për qytetarët, atë do të ua ofrosh dhe jo t’i izolosh. Ata kërkojnë zgjedhje por gjithashtu kërkojnë edhe mënyrë për të mos u realizuar ato. Ne do të shohim dhe shqyrtojmë këtë kërkesë, ka shumë argumente në këtë iniciativë dhe për ndryshim nga VMRO, ne do t’i respektojmë ligjet që ka miratuar ky shtet. Ajo që është në ligje ne do ta plotësojmë”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button