Maqedonia e treta në Evropë për numrin më të madh të policëve për kokë banori
Maqedonia në vitin 2017-të ka pasur 522 policë për 100.000 kokë banori, njofton Eurostat.
Sipas këtyre të dhënave Maqedonia zë vendin e tretë për “shtet policor” në Evropë, ndërsa më shumë ka në Serbi (620) dhe Qipro e vogël (573).
Pas Serbisë, Qipros dhe Maqedonisë radhitet Malta me (505), Greqia (492), Letonia (450).Nga vendet e rajoni Turqia ka (380), Bullgaria (335), Rumania (260).
Ndërsa vendet që kanë pasur pakë policë për 100.000 kokë banori janë Finlanda (14), Danimarka (18), Hungaria (90).Në Maqedoni në vitin 2017-të ka pasur gjithsej 10.000 policë.