Deputeti Kiracovski: VMRO-DPMNE-ja është duke bllokuar zgjedhjen e Antikorrupsionit (VIDEO)

Deputeti i Lidhjes Soacial Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski ka dërguar akuza ndaj partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE për siç tha ai, sepse po bllokon miratimin e ligjit për luftimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit me të cilin parashihet edhe zgjedhja e përbërjes së Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Abtikorrupsionit), transmeton Portalb.mk. 

“Opozitarja VMRO-DPMNE vetë e bllokuar në krime dhe skandale, është duke e bllokuar zgjedhjen e përbërjes së re të Antikorrupsionit. VMRO-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, me propozime të palogjikshme është duke i bllokuar edhe pranimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe të ekspertëve. Dallimi është se ato janë për korrupsion, kurse ne jemi kundër. VMRO-ja është për deklarim të rremë të korrupsionit, kurse ne jemi për deklarim thelbësor. Ne i morëm parasysh rekomandimet e KE-së, prandaj ligji do të shkojë me flamur evropian”, tha Kiracovski.

Ai sqaroi se zgjedhjet parlamentare do të realizohen me komision për Antikorrupsion të formuar, megjithëse sqaroi se nuk ka afat se deri kur më së voni duhet të miratohet ligji që të zgjidhen anëtarët e rinj.

Ndërkaq dje zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se ligji duhet të miratohet, sepse Maqedonia nuk duhet të kalojë edhe një palë zgjedhje pa Komision për Parandalim të Korrupsionit.

“Nëse nuk miratohet ligji, neve do të na kapin zgjedhjet presidenciale dhe nuk besoj se është mirë dhe një mesazh i mirë të kemi edhe një palë zgjedhje pa Komision për Antikorrupsion. Ajo çfarë duhet në këto momente, është që partitë ti tejkslojnë dallimet politike, sepse duhet të sillet ligji, që të hapet konkursi, e konkursi ka afatin e tyre ligjor, e kurse zgjedhjet shpallen në fillim të muajit shkurt. Këtu është lufta ndërmjet afateve kohora të shkurtra, dhe dallimeve politike”, tha Osmani.

Ndërkaq Osmani sqaroi, se vërejtjet që i ka opozita janë në ndërhyrjen e Antikorrupdionit në kompetencat e Entit për Revizion dhe Byrosë për Furnizime Publike.

Përndryshe Antikorrupsioni ka 10 muaj që nuk është funksional, pasi që anëtarët e saj paraprak dhanë dorëheqje si rezultat i presionit publik, pasi që për të njëjtit kishte raport revizional negativ për shkak të raporteve të rrejshme për harxhime rrugore dhe për ndarjen e bonuseve pa meritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button