Modriq i kërkuar edhe nga Real Madridi

Edhe pse gjatë kësaj periudhe Real Madridi akoma nuk ka blerë asnjë lojtar në radhët e tij presim që lojtari i parë i blerë për këtë sezon tek mbretërit të jetë Luca Modriq.

Tanimë Joye Murinjo me çdo kusht kërkon në radhët e tija lojtarin kroat nga radhët e Tottenhamit, mirëpo nga ana tjetër ekipi londinez është në vetëdije se sa kushton lojtari i tyre dhe për të cilin nuk do të bëj asnjë lloj lëshimi. 

Në muajin e fundit ekipi i Realit ka bindur kroatin të kaloj në radhët e tij, mirëpo londinezët nuk do ta lëshojnë atë pa paguar 44 milion euro për shitjen e tij. Duke pasur parasysh se tani më asnjë ekip nuk po interesohet për kroatin Luca Modriq, Florentino Perez i ka ofruar Tottenhamit vetëm 38 milion euro dhe nëse marrëveshja arrihet me këtë çmim, transferimi do të realizohet, nëse ndodh e kundërta kroati do të ngelet edhe për një sezon tek Tottenham. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button