Rreth 500.000 vetë, mes të cilëve edhe zyrtarë ta lartë dhe familjarët e tyre kanë qenë kodoshë?!

Një burim mirë i informuar, i cili insistonte të mbetet anonim, për shkak të specificitetit të materies dhe të dhënave, ekskulizivsht për Libertas pohon se zyrtarë të lartë të pushtetit, të cilët tani janë të kyçur në lustrimin dhe familjarë të tyre të afërt kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete për çka ekzistojnë edhe dokumente. Burimi informon se njëri nga përkrahësit e lustrimit, politikan aktiv, ka dosje aleate, kështu që ka qenë në pozita të larta si në sistemin e kaluar ashtu edhe  në këtë.

Politikan aktiv me përcaktim djathtist politik ka fituar banesë shtetërore nga shërbimet sekrete. Dosja e kryetarit të Gjykatës Kushtetues, Trendafil Ivanovski, është tërësisht e falsifikuar në MBP, pohon burimi i lartë dhe mirë i informuar policor.

Sipas tij, një zyrtar i lartë i pushtetit i ciliu është i përfshirë në procesin e lustrimit me dosjet ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete në sistemin e kaluar. Babain e ka pasur zyrtar bullgar për çka ka vuajtur burg në Idrizovë, ndërsa ka dalë me nënshkrim se ai dhe i biri i tij do të bashkëpunojnë me shërbimin sekret. Tani i biri është në pozitë të lartë i emëruar nga VMRO-DPMNE dhe në mënyrë aktive merr pjesë në  punën me dosjet dhe lustrimin. Familjarë të afërt të zyrtarit të lartë aktual qeveritar kanë qenë në pozita të larta në sistemin e kaluar falë bashkëpunimit me shërbimet sekrete. 

Burimi i lartë policor për Libertas pohon se ekzistojnë dokumente për rreth 500 mijë qytetarë të gjallë në Maqedoni se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Dokumentacion për shumicën e tyre ekziston, pohon burimi. /portalb/Libertas/

Lajme të ngjashme

Back to top button