Kryetari Ganiu: Në janar do të hapet tenderi për gasifikimin në Çair – përfshihen tre objekte

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se në muajin janar të 2019-s do të hapet tenderi për gasifikim, i cili do të përfshijë tre objekte dhe do të kushtojë 12 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Ganiu, gasifikimi do të përfshijë objektin e Komunës së Çairit, objektin e Shkollës Fillore Komunale “Ismail Qemali” dhe objektin e Çerdhes “Borëbardha”.

“Pasi që buxheti për vitin 2019 edhe u miratua, tani në janar do të hapet procedura e tenderimit, dhe pas përfundimit të procedurave ligjore do të fillojë edhe realizimi i tij. Si projekt, kemi paraparë kyçjen e gasifikikimit për tre objekte: godina e Komunës së Çairit, objekti i Shkollës Fillore Komunale “Ismail Qemali” dhe objekti i Çerdhes “Borëbardha””, tha Ganiu.

Siç informoi më tej, shuma për këtë projekt arrin vlerën prej 12 milionë denarë, kurse kursimi vjetor do të arrijë vlerën prej 3.4 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button