I pajis delet me celular, që të mos i vjedhin

Me qëllim që ti ndaloj vjedhjet të cilat i janë bërë në kopenë e tij, një fermer nga Afrika e jugut ka fituar një ide briliante. Që të jetë gjithnjë në kontakt me kopenë e tij ai i ka furnizuar ato me telefon celular, në vend se të ju vendosë zile.

Telefonat celular fillojnë të cingërojnë në momentin kur delet do të fillojnë të vrapojnë, që është një sinjal i mjaftueshëm që paralajmëron se vjedhësit i kanë prerë telat dhe kanë hyrë në pronën private e cila ndodhet në afërsi të Kejptaun.

Kur delet fillojnë që të vrapojnë celulari im cingëron dhe më tregon ’delja 1’ apo ’delja 2’ dhe ashtu me radhë. Ashtu të paktën e kam parasysh se cilin ta kërkoj, shkaku se në fermën time kam 750 hektarë, sqaron në revistën Kejp Tajms fermeri Edvard Lozv, duke theksuar se vjedhjet janë shumë të mëdha gjatë dimrit , transmeton Tanjug.

Louv, këtë mënyrë të ruajtjes së bagëtisë së tij e ka menduar pasi që nga kopeja e tij janë vjedhur mbi 40 dele.

Fermeri i mençur thotë se nuk ka sukses po ti thërrasësh policët për vjedhje të bagëtisë shkaku se ata shumë shpesh nuk kanë vetura , ose nuk mund që të furnizohen me karburante, shumë shpesh ata nuk munden edhe të vijnë edhe shkaku se u vjedhin gomat e makinës.

Louv është i kënaqur nga sigurimi që ka bërë ai dhe thekson se ka qenë projekt efikas. Falë kësaj shpikjeje ai ka arritur të parandalojë një vjedhje tashmë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button