Babai monstër tre vite ka abuzuar vajzën e vet

Tre vite, kumanovari 44 – vjeçarë Z.A ka abuzuar seksualisht vajzën e tij minore, ndërsa fëmija ka jetuar në frikë nga kërcënimet e babait, i cili tërë kohën ka kërcënuar se do ta dëmtojë nëse i tregon dikujt.

Sipas policisë, Z.A i cili dyshohet për vepër penale sulm seksual mbi të mitur i cili nuk ka mbushur 14 vjeç dhe shfaqje të materialeve pornografike, abuzimin e fundit seksual e ka bërë para disa ditëve, në shtëpinë e vet, fillimisht vajzës i ka treguar materiale pornografike të incizuara në kompjuter, e më pas ka dhunuar vajzën, duke e kërcënuar që të mos i tregoj askujt. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button