Trump: Tërheqja e trupave nga Siria nuk do të ndodhë “aq shpejtë”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se tërheqja e forcave amerikane nga Siria nuk do të ndodhë “aq shpejtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se, “Ne po tërhiqemi në Siri. Ne do të tërheqim trupat tonë. Unë kurrë nuk kam thënë se ne e bëjmë atë aq shpejt”.

“Kur unë u zgjodha president dy vite më parë, ISIS-i (DEASH) ishte në të gjithë Sirinë dhe në të gjithë Irakun. Ne kemi zhdukur ISIS-in në Irak”, tha Trump.

Më tej, ai theksoi se “Irani dhe Rusia e urrejnë ISIS-in më shumë sesa ne. Turqia e urren ISIS-in, ndoshta jo aq sa e urrejmë ne. Por, këto janë vende që e urrejnë ISIS-in. Ata mund të bëjnë diçka nga luftimet në fqinjët e tyre po ashtu. Ne po tërhiqemi nga Siria, por ne po bëjmë atë dhe nuk do të tërhiqemi përfundimisht derisa ISIS-i të jetë zhdukur”.

Muajin e kaluar, Trump mori vendimin e papritur për të tërhequr dy mijë trupa amerikane nga Siria, duke shkaktuar kritika nga shumë aleatë dhe ndihmës të sigurisë, përfshirë edhe kabinetin e tij.

Pas njoftimit të vendimit, sekretari i mbrojtjes, James Mattis, paraqiti dorëheqjen e tij.

Presidenti amerikan vazhdoi të hedh poshtë raportet se ai kishte dhënë një afat kohor prej katër muajsh për tërheqjen, duke theksuar se kjo do të ndodhte gjatë një periudhë kohore. Megjithatë, ai nuk ofroi një kornizë kohore të qartë kur të gjitha trupat e SHBA-ve do të ishin jashtë zonës.

Javën e kaluar, Trump u shfaq duke u zmbrapsur nga komentet e tij origjinale duke bërë thirrje për një tërheqje të shpejt nga Siria.

“Ne ngadalë po dërgojmë trupat tona në shtëpi për të qenë me familjet e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë luftojmë mbetjet e ISIS-it”, tha Trump të hënën e kaluar në llogarinë e tij në Twitter, duke iu referuar grupit terrorist DEASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button