Përse shfaqen vështirësitë gjatë gëlltitjes?

Dysfagia mund të jetë pasojë e sëmundjes së gojës, fytit dhe ezofagut. Dallohen dy lloje: Disfagia – vështirësi gjatë gëlltitjes dhe odinofagia – gëlltitje e dhimbshme. Të dy dyja këto mund të shfaqen në të njëjtën kohë, njofton panacea.mk.

Vështirësitë gjatë gëlltitjes nënkuptojnë se ushqimi nga goja juaj udhëton për një kohë më të gjatë deri në lukth. Shkaqet e vështirësisë së gëlltitjes mund të jenë të ndryshme, nga bllokimi banal i ushqimit gjatë gëlltitjes, inflamacioni i fytit, e deri në sëmundjet malinje.

DISFAGIA

Dysfagia mund të jetë pasojë e sëmundjes së gojës, fytit dhe ezofagut. Dallohen dy lloje: Disfagia – vështirësi gjatë gëlltitjes dhe odinofagia – gëlltitje e dhimbshme. Të dy dyja këto mund të shfaqen në të njëjtën kohë.

“Deri te disfagia vjen për shkak të marrëdhënieve anatomike të çrregulluara brenda qafës. Mund të ju duket sikur një trup i huaj ju ka ngelur në fyt. Nëse gëlltitni diçka shpejtë dhe e dëmtoni mukozën, mos u frikësoni, do të kalojë”, shpjegon Zorislav Deverny, mjek i përgjithshëm.

Përveç kësaj, ai thekson se qafa është zonë e pasur me nyje limfatike. Prandaj, kjo zonë është e përshtatshme për zhvillimin e krijimeve beninje apo malinje. Gjatë çdo inflamacioni në dhëmb, fyt etj. kjo zonë mund të inflamohet. Gjëndra tiroide e cila gjendet në qafë, është e prirur ndaj inflamacioneve, pas çdo shfaqje akute ose kronike. Për shkak të këtij mekanizmi mbrojtës mund të vjen deri te vështirësit gjatë gëlltitjes.

INFLAMACIONI I FYTIT

“Nëse vjen deri te inflamacioni i fytit atëherë inflamohet e gjithë mukoza dhe fyti, ndërsa kjo zonë ënjtet. Hapësira e vëllimit zvogëlohet përsëri dhe gëlltitja mund të vështirësohet. bajamet Sidomos specifike janë bajamet hipertrofike tek fëmijët, inflamacioni i të cilave mund të çojë në gëlltitje të vështirësuar në rastin e inflamacionit viral, i cili nuk është serioz, inflamacion bakterial gjatë së cilës janë të rrezikshme streptokoket dhe meningokoku, ku përmes hundës mund të vjen deri te shfaqja e meningjitit”, thekson mejku.

Gëlltitja e vështirësuar mund të jetë edhe si pasojë e refluksit, kur përmbajtja gastrike kthehet në ezofag.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button