Ka harruar shporetin ndezur, i digjet shtëpia shkupjanes 72-vjeçare

Një banore në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” – Shkup, e moshës 72-vjeçare ka harruar shporetin ndezur, dhe si pasojë, kati i parë i shtëpisë është kapluar nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur më 5 janar, ndërkaq është denoncuar nga F.M. (20) dhe M.M. (28) – fqinjët të cilët edhe e kanë larguar 72-vjeçaren nga shtëpia.

Zjarri është shuar pas intervenimit të shërbimit të zjarrfikësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button