Pa fillim e fund
Shikoj tutje fushën dhe pemët
Të mbytura në vajin e qyqes
Gjithçka tjetër hesht
E në heshtje dhembja e vjetër zgjohet
Sa e rëndë është udha deri te hija jote zot
Deri te kufiri mes territ dhe dritës
Po të mos ishte gjaku
Nuk do të arrije kurrë
Jeta është dhe tmerr
E tmerri fushë në natë,
Pa asnjë shpresë, pa asnjë udhë
Dy botë pa fillim e fund në një hapësirë
Urë e përjetshme mes territ e dritës
T`i kthehem zjarrit të shuar kaherë
Një gjë krejt e pa mundur
Shikoj tutje fushën në natë
Të mbytur në vajin mbytës të qyqes
Autore: Fatmire Duraku