Ngjarjet e përgjakshme të “27 Prillit”, deri më tani janë amnistuar 25 persona (INFOGRAFIK)

Edhe pesë persona fituan amnisti për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, kumtojnë nga Gjykata Penale, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për pesë persona që kanë marrë pjesë në turmë, të cilët fillimisht morën dënim me kush, ndërkaq më pas u ndryshua dënimi në dënim me burg.

“Gjykata i ka miratuar kërkesat e A.S., D.M., D.V., S.P. dhe B.M., të përfshirë në lëndën K.nr. 752/17. Me këto vendime Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup, në afatin e paraparë ka vepruar , ka miratuar vendime dhe të njëjtat i ka dorëzuar deri te palët në lidhje me kërkesat lidhur me Ligjin për Amnisti për Ngjarjet e 27 Prillit të Vitit 2017”, i miratuar në Kuvendin e Maqedonisë”, kumtojnë nga Gjykata.

Përveç të amnistuarve të sotëm, edhe pesë persona për këtë vepër përpara Vitit të ri fituan amnisti.

Me pesë vendimet e sotme, Gjykata Penale është deklaruar për gjithsej 66 kërkesa të cilët kanë ardhur në dy sektorë, 37 në Sektorin për Krim të Organizuar dhe 29 në Sektorin Penal për të Rritur.

Përveç këtyre dhjetëve, amnisti kanë fituar edhe 15 të akuzuar nga gjithsej 33 persona, të cilët aktualisht janë pjesë e procesit gjyqësor për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Të amnistuarit nga ky rast janë: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllad Jovanovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zharie Simovski, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Ilija Sllaveski dhe Mitre Pitropovski.

Amnisti kanë kërkuar, por nuk kanë fituar: Goran Joshevski – Levi, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Gorançe Angellovski – Qose, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Nikolla Mitrevski – Kolo, Vilijam Mihajllovski, Mitko Peshev, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Mlladen Dodevski, Vllatko Trajkov dhe Oliver Popovski.

Fare nuk kanë kërkuar amnisti: Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug.

Amnisti ka dëshiruar edhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, i cili është i dyshuar për “shoqërim kriminel për shkak të veprimtarisë armiqësore”, por ajo vepër nuk është përfshirë në Ligjin për Amnisti, kështu që kërkesa e tij u hodh poshtë. Ai momentalisht gjendet në Burgun e Shutkës, ndërkaq sot paraburgimi iu vazhdua edhe për 30 ditë.

Numri i të gjithë të amnistuarave është 25, por mund të rritet pasi që ata që nuk kanë fituar amnisti kanë mundësi që të ankohen te Gjykata e Apelit në Shkup. Prej atje ende nuk kumtojnë se sa është numri i ankesave, por kanë të drejtë në afat prej tre ditëve që të vendosin.

LEXO: Janë amnistuar edhe Betmen, Damovski dhe Jovanovski
LEXO: Është dhënë mendim pozitiv për tre kërkesa tjera për amnisti, ndërsa 14 tjera janë refuzuar
LEXO: Për t’u amnistuar kanë kërkuar edhe Ninxha dhe Angellovi, numri arrin në 38-të

LEXO: Deputeti i amnistuar Mukoski: Sot ndjehem si njeri i lirë
LEXO: Ruskoska: Në fjalët përfundimtare nuk do të ketë asnjë ndryshim të akuzës për “27 Prillin”
LEXO: Deskoska: Të amnistuarve ua falëm, por nuk harrojmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button