Deinstitucionalizimi, deri në gjysmëvjetorin e dytë do të largohen edhe fëmijët e “11 Tetorit”
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) me përkushtim është duke punuar në procesin e deinstitucionalizimit edhe gjatë vitit 2019, shkruajnë nga Qeveria e Maqedonisë, të cilët shtojnë se deri në mesin e janarit, tërësisht do të transformohet edhe shtëpia për fëmijë pa prindër “11 Tetori” në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Siç njoftojnë, një pjesë e fëmijëve tashmë janë vendosur në dy grupe shtëpish në Shkup, kurse deri në fund të javës, do të vendosen në shtëpinë strehuese në Shtip.
“Grupi i fundit pritet ta lëshojë shtëpinë “11 Tetori” deri në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë”, njoftojnë nga Qeveria.
Nga atje kujtojnë se deri para tre muajve, tërësisht është transformuar edhe shtëpia “25 Maj” dhe “Demir Kapi”.
LEXO: MPPS: Deri në fund të vitit, 60 për qind e fëmijëve janë nxjerrë nga institucionet
LEXO: Carovska: Procesi i deinstitucionalizimit filloi nga Demir Kapia dhe Shtëpia për foshnja në Manastir