Qiellore

Qiellore
Engjëjt zbresin rrallë në tokë
në buzën e natës
në trajtë zanash
ndër gjethe dafinësh
Hynore
pikturë e shekujve
gdhendur në gravurë
nga fuqi e mbinatyrës
e që ka sytë e tokës
Muzë
hir që fali Apoloni
për dashuri që nuk vdes
bukuri e pashtershme
në kryefronin e universit!

Poezi nga Naim Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button