Maqedoni, Gjykata ka amnistuar edhe pesë të akuzuar të tjerë për rastin e “Enjtja e Përgjakshme”

Gjykata Themelore Shkupi 1, pas kërkesave të parashtruara për amnisti të veprave të kryera gjatë sulmit në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të 2017-s, dhe në përputhshmëri me ligjin për amnisti dhe vlerësimeve të Prokurorisë kompetente, ka aprovuar kërkesat për amnisti edhe të pesë të akzuarve të tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Reparti i caktuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, duke vepruar ndaj kërkesave që lidhen me ligjin për amnisti që lidhen me ngjarjet e 27-prillit të 2017-s në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe pas vlerësimeve të marra nga prokuroria kompetente, në afatin e paraparë ligjor, ka sjellë vendim, me çka kërkesat e M.S., A.Z., V.N. dhe A.SH. janë pranuar”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Nga Gjykata kanë njoftuar se nëntë kërkesat tjera, të shtatë të akuzuarve tjerë, me vendim të sjellë më 28 dhjetor, janë refuzuar si të pabaza dhe janë dorëzuar deri te palët.

Të akuzuarit, kanë të drejtë ankese në afat prej tre ditësh deri te gjykata më e lartë. Të gjitha kërkesat e tjera, për të cilat vijon afati për vendim, janë në fazë të përgatitjes së vendimit dhe në ditët në vijim do t’u dorëzohen palëve.

Amnisti nuk kanë fituar: Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikolla Mitrovski – Kolo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdufeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Vilijam Mihajllovski.

Amnisti nuk kanë kërkuar: Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Jane Çento, Igor Jug dhe Igor Durllovski.

LEXO: Maqedoni: Kush fitoi, kush shpreson dhe kush nuk do të fitojë amnisti për 27-prillin?
LEXO: Janë amnistuar edhe Betmen, Damovski dhe Jovanovski
LEXO: Është dhënë mendim pozitiv për tre kërkesa tjera për amnisti, ndërsa 14 tjera janë refuzuar
LEXO: Për t’u amnistuar kanë kërkuar edhe Ninxha dhe Angellovi, numri arrin në 38-të

LEXO: Deputeti i amnistuar Mukoski: Sot ndjehem si njeri i lirë
LEXO: Ruskoska: Në fjalët përfundimtare nuk do të ketë asnjë ndryshim të akuzës për “27 Prillin”
LEXO: Deskoska: Të amnistuarve ua falëm, por nuk harrojmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button