A e dini cila shprehi është po aq e dëmshme sa edhe pirja e duhanit?

Profesionistët pretendojnë se zhvillimi i teknologjisë ndikon në faktin që një numër gjithnjë e më i madh në botë jetojnë në izolim social dhe se gjithnjë e më pak realizojnë takime ballë për ballë.

Vetmia e rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme për 26%, tregoi studimi i zhvilluar në Brigham Young University. Izolimi social dhe numri i pamjaftueshëm i relacioneve shoqërore e rrit dyfish atë rrezik, gjë që i bën ekspertët të besojnë se vetmia mund të jetë njësoj e keqe për shëndetin e njeriut, njejtë si obeziteti ose pirja e duhanit, transmeton Panacea.al.

Studiuesit kanë bërë dallimin midis individëve që ndjehen të vetmuar dhe atyre që nuk kanë kontakt me botën e jashtme. Studimi tregoi se grupet e rrezikut përfshijnë edhe ata që janë vetëm, por ndjehen të lumtur, si dhe individët të cilët kanë shumë kontakte sociale, por ndihen të vetmuar.

Profesionistët pretendojnë se zhvillimi i teknologjisë ndikon në faktin që një numër gjithnjë e më i madh në botë jetojnë në izolim social dhe segjithnjë e më pak realizojnë takime ballë për ballë. Nga ana tjetër, hulumtimet kanë treguar se realizimi i marrëdhënieve miqësore dhe romantike redukton stresin, përmirëson imunitetin dhe i jep kuptim jetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button