Besimi: kandidatura për Tetovën, do të shohim

Fatmir Besimi, as nuk pohon e as mohon zërat se do të kandidohet për kryetar të Komunës Tetovës, në zgjedhjet lokale 2013, që pritet të mbahen në muajin Mars. 

Edhe pse zërat flasin për të si kandidat i vetëm potencial, i pyetur nga Portalb, as Besimi nuk ka përgjigje konkrete dhe kjo çështje i mbetet kohës.

“Zgjedhjet lokale kanë kohë ende dhe, organet partiake akoma nuk kanë diskutuar” u përgjigj Besimi në takim me gazetarë.

Besimi në takim me gazetarët foli edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në këtë institucion. Përfaqësim ky i cili sipas të dhënave flet për shifra që nuk janë konform asaj që parasheh Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, dhe se duhet të punohet ende.

“Në ARM numri i përgjithshëm i shqiptarëve është 18.7 për qind, ushtarë profesionist ka 21 për qind, oficer 10 për qind, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes janë 16.6 për qind shqiptarë aktual” tha Besimi.

Ndryshe, spekulimet se Fatmir Besimi mund të kandidohet për komunën e Tetovës janë rritur gjithnjë e më shumë pas nderimit të viktimave nga radhët e UÇK-së në Sllupçan, që politikologët e identifikuan si fushatë parazgjedhore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button