Lëndohet me thikë shkupjani 18 vjeçari në oborr të shkollës

Përderisa 18 vjeçari B.F. me shokët e tij ka qenë në oborrin e shkollës “ASUC Boro Petrushevski” ka ardhur 16 vjeçari E.A. dhe e ka sulmuar fizikisht.

E.A. i inatosur e ka goditur kundërshtarin e tij pas çka përleshja ka arritur kulmin me plagë nga thika në trupin e B.F.

I riu B.F. është dërguar në Qendrën Urgjentë të Shkupit, ku edhe psë janë konstatuar plagë të rënda trupore, djaloshi është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Policia ka bërë hetime në vendin e ngjarjes, ndërsa në stacionin policor Gazi Babë është thirrur në bisedë informative E.A. dhe po rrjedhin masat për zbardhjen e plotë të rastit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button