Prostitucioni zanat zyrtar në Maqedoni!

Prostitucioni është zanat zyrtarisht i njohur në Maqedoni, njoftoi gazeta “Vest”, e cila informon se ky profesion është futur në Klasifikimin nacional të zanateve dhe është miratuar si standard nacional, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vitin 2011.

Prostitucioni është i regjistruar me shifër 5169.03 në klasifikimin e zanateve e cila është e përgatitur nga Enti shtetëror për statistika.

Sipas Agjensionit për punësim edhe pse prostitucioni gjendet në listën e zanateve maqedonase, ai nuk është legal, kështu që sistemet kompjuterike të institucioneve shtetërore nuk e pranojnë shifrën.

Por pavarësisht gjithçka, sipas Kodit penal prostitucioni në Maqedoni mbetet vepër penale./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button