Marrëveshja e Prespës, ngjarje e vitit në Ballkanin Perëndimor

Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë është një nga ngjarjet që e shënoi vitin 2018, thuhet në analizën e Ballkanit Perëndimor Evropian, uebfaqe e Tink-Tenk, Qendra për Politikë Bashkëkohore në Beograd, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja që është nënshkruar nga ministrat e politikës së Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias më 17 qershor konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme e vitit. Marrëveshja i jep fund kontestit rreth emrit siguron që vendi i quajtur Republika e Maqedonisë së Veriut të mos lë pengesa në rrugën euroatlantike”, thuhet në analizë.

Përveç Marrëveshjes së Prespës, si ngjarje të vitit janë vaçuar edhe publikimi i Strategjisë për zgjerim të BE-së, raportet e Komisionit Evropian për secilin vend, shënimi i fillimit të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë për vitin 2019, Samiti i Londrës, liberalizimi i vizave për Kosovën, zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë, Rezolucioni i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, hapja e kapitujve me Serbinë dhe Malin e Zi dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button