Thaçi: Marrëveshja e Prespës jep shpresë se Maqedonia gjendet në rrugën e duhur

Gjendjet politike dhe marrëdhëniet në shtet, rajon dhe gjendjet në parti ishin temat kryesore në fjalën e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, para Viti të Ri, sot në Tetovë, përcjell Portalb.mk. 

Sipas Thaçit, viti 2018 ka qenë gjithashtu vit i vështirë sikur edhe shumë vite të kaluara. Por, për dallim nga vitet tjera, sipas Thaçit, Marrëveshja e Prespës ka dhënë shpresë se Maqedonia gjendet në rrugën e duhur.

– Paraprakisht kemi qenë të bllokuar pa perspektivë dhe jofunksional, kurse tani me Marrëveshjen e Prespës ekzistojnë mundësi për zhvillim dhe perspektivë. Pres që shumë shpejtë përmes realizimit të obligimeve të Marrëveshjes së Prespës me ndryshimet kushtetuese që marrëveshje të ratifikohet. Pres e njëjta të bëhet edhe nga pala greke, me çka do të hapet rruga jonë drejtë BE-së dhe NATO-s, ka thënë Thaçi.

Në lidhje me gjendjet në rajon ai ka theksuar se pritet që vitin që vjen negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të hyjnë në fazë përfundimtare dhe Serbia ta njeh Kosovën, me çka kjo do të fitojë të drejtën të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Në lidhje me gjendjet në shtetin, në ekonominë dhe të drejtat e shqiptarëve, Thaçi tha që edhe pse shumë njerëzve u duket se ka stagnim ekonomik dhe nuk ka avancim të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, të dy gjendjet janë të ndërlidhura me procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO, e me atë që të dyja do të kenë zhvillimin e tyre në vitin e ardhshëm.

Rreth gjendjeve partiake, Thaçi ka thënë se edhe përkrah gjendjes së vështirë dhe parashikimeve të shumta nga analistë se PDSH do të ndërpret punën e vet përkatësisht nuk do të funksionojë për shkak se është tepër e lënduar apo dëmtuar, realiteti është krejtësisht i kundërt, pavarësisht sa është e vështirë. Është e qartë që përcaktimet tona kryesore programore realizohen, kurse ky është koncepti historik nga Skënderbeu deri sot, shqiptarët në Maqedoni të jenë pjesë e perëndimit, BE dhe NATO. Ne do të vazhdojmë me veprimtarinë tonë politike, ndonjëherë nëse duhet me radikalizëm, ndonjëherë nëse duhet në mënyrë konstruktive, sepse nuk kemi rrugë tjetër përveç BE dhe NATO që të arrijmë shqiptarët t’i mbrojnë të drejtat e tyre në Parlament përmes të drejtës për veto për vendime të caktuara dhe shpërndarje të drejtë buxhetore për prosperitet ekonomik për të gjithë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button