Kritika për ekipin e Katica Janevës, foto-montazh: Sasho Mijallkov del nga Shutka me bluzë të PSP-së

Pasi u lëshua nga paraburgimi Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski, dy të akuzuarit në rastin “Perandoria”, sot pritet që të miratohet vendim që të lirohet nga burgu edhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk.

Mijallkov ka dorëzuar kërkesë për ndryshim të masës së paraburgimit dhe ka kërkuar që e njëjta të zëvendësohet me masë më të lehtë. Ai para ca kohësh si garanci se nuk do të arratisur ka ofruar 1 milion euro.

Avokati i tij, Lupço Shvërgovski ka theksuar se në çdo rast është më mirë të jetë në burg shtëpiak se sa në Shutkë.

“Ende nuk e di se cili do të jetë qëndrimi i Prokurorisë. Presim që plotësisht të lirohet. Sido që të jetë, paraburgimi shtëpiak është më i mirë se sa ai në burg shtëpiak. Kushtet në burgun e SHutkës dhe në shtëpi nuk janë njëjtë”, theksoi Shvërgovski.

Në ndërkohë, opinioni ashpër ka reaguar për këto vendime, ndërkaq kritikat i kanë drejtuar edhe ndaj Prokurorisë Speciale Publike. Në Tuiter madje është paraqitur një foto-montazh interesante në të cilën, Sasho Mijallkov del nga Burgu i Shutkës me bluzë në të cilën janë të shkruara inicialet e Prokurorisë Speciale.

Disa nga reagimet janë:

Sikur unë të isha në vend të Sasho Mijallkovit, nga Shutka do të dilja me bluzë të Prokurorisë Speciale

Nga sukseset e e Prokurorisë Speciale, ndajmë: të brendshmet e Ivona Taleskës

Sikur dje të ishte kur prisnim konferencë për shtyp Prokuroria Speciale, p kemi shkruar se do të shkojnë në burg… ah, kohëra!

A ky është paraburgim shtëpiak?, pyet një qytetar duke e ilustruar me foto hotelin luksoz në qendër të Shkupit “Meriot”, i cili është në pronësi të Mijallkovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button