Komuna e Tetovës shpërndau fletushka sensibilizuese për parkim të gabuar

“Tetova është edhe e imja, mos e shkatro” kjo ka qenë motoja e fushatës me të cilën nxënësit e  shkollave fillore u janë drejtuarë personave të cilat e kanë parkuarë veturën keq. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe sektorin për rrugë dhe tokë ndërtimore.

“Qëllimi i këtij projketi është që të gjithë qytetarët të vetdijësohen se nuk duhet të parkojnë veturën e tyre vend e pa vend pasi ajo shkakton një kaos në komunkacion. Ne kemi punuar me kohë për të për këtë plan dhe sot jemi bashkë me fëmijët që tu tregojmë qytetarëve se qyteti i Tetovës është i të gjithëve dhe atë duhet ta ruajmë” – tha kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Bexheti tha se sot kanë filluar punët edhe në qendër të qytetit për të ndërtuar edhe një reth rrugor dhe njëkohësisht do të bëhet edhe rregullimi i qendrës ku sipas Bexhetit qendra e Tetovës do të behët me dru dhe me gjelbërim.

“Kjo është qëllimi, të kemi një qendër të gjelbërt, ndërsa rethi do të jetë me një fontanë për të freskuarë sado pak qytetin” tha Bexheti.  

Bllokatorët në qendër të Tetovës kanë filluar të funksionojnë para një jave dhe si duket deri më tani kanë treguar sukses./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button