U lustruan dy të vdekur!

Komisioni për verifikimin e fakteve sot ka shqyrtuar dosjet e tre personave nga të cilët dy janë të vdekur ndërsa janë shpallur si urdhër-dhënës të cilët i kanë shkelur të drejtat e njeriut.

Sipas disa anëtarëve të Komisionit për lustrim (KL) me këtë akt Komisioni edhe një herë ka vërtetuar se ato po punojnë në bazë të dispozitave jo-kushtetuese të Ligjit për lustrim.

Për Çedomir Damjanovskin, anëtar i KL, është e papranueshme që të lustrohen njerëz të vdekur, gjegjësisht është gabuar qëllimi bazë i Ligjit për verifikim të fakteve i cili ka qenë të pastrohen institucionet nga njerëzit të cilët i kanë shkelur të drejtat e njeriut.

“Me lustrimin e njerëzve të cilët nuk janë më ndër të gjallët, humbet kuptimi i tërë këtij procesi sepse për to, në bazë të rrethanave, nuk ka pasoja” ka thënë Damjanovski.

Ndryshe, lustrimi në vitin 2009 u nis si proces për të parandaluar personat e gjallë mos të kryejnë funksione publike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button