Millçin: Viktimat e shërbimeve sekrete shpallen kodoshë

Do t’i padis të gjithë mediet për shpifje sepse shpejtuan të shkruajnë emrin tim në vend të një bashkëpunëtori të ish shërbimeve sekrete. Kështu është shprehur Vlladimir Millçin, profesor në Fakultetin e Arteve Dramatike dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni, në një intervistë për portalin Sky.

“Lustrimi po e shkatërron sundimit e së drejtës”, deklaroi ambasadorja e Holandës në Maqedoni në intervistën e shpallur në gazetën “Gragjanski” më 8 shtator. Sot, pas fuqizimit të ligjit të tretë më të keq qeveria arriti vetëm ta komprometojë lustrimin si koncept. Kur bëhet fjalë për mua, unë veç më kam ngritur padi penale në Gjykatën administrative kundër vendimit të komisionit. Gjatë javës do të parashtroj padi penale edhe kundër mediumeve të cilët shpejtuan të shpifin se raportin kundër Shishkovit të cilin e ka dorëzuar një bashkëpunëtor me emrin “Misho”, e kam bërë unë. Hapi i ardhshëm do të jetë padi penale kundër “kryetarit pa mandat”.

Në intervistë Millçin i prezantoi të dhënat të cilat i kanë marrë nga institucionet shtetërore në pyetjen e FSHHM më 27 korrik 2012.

“Në pyetjen: Sa dosje ka në dispozicion arkivi shtetëror i RM-së, morëm këtë përgjigje: Arkivi shtetëror nuk posedon dosje të bashkëpunëtorëve! Në pyetjen: Sa për qind nga numri i përgjithshëm i dosjeve të bashkëpunëtorëve u takon atyre që kanë operuar deri në vitin 1991? Agjencia për kundërzbulim u përgjigj se e njëjta është formuar më 1 janar të vitit 1998, që me siguri do të thotë se nuk ka dosje nga periudha paraprake. Në të njëjtën pyetje MPB-ja refuzoi të japë përgjigje, pasi që, sipas tyre, kjo është një informatë e klasifikuar. 

Kë pra po e lustron shumica e Axhievit, përderisa bashkëpunëtorët janë të padukshëm dhe të mbrojtur? Përgjigjja ime është: viktimat të cilat për shkak të arsyeve ideologjike dhe politike janë eksponuar ndaj një përpunimit të mëparshëm operativ (PMO), ndërsa tani përsëri janë njollosur si “kodoshë”. Pse, të gjitha dokumentet e shpallura në ueb-faqen e komisionit e cila gjoja se verifikon fakte kanë vulë të arkivit shtetëror i cili, sipas drejtorit të tij, nuk posedon dosje të bashkëpunëtorëve?!”, thotë Milçin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button