Lampard: Do të thej rekord me gola

Lojtari i Chelsea, Frank Lampard synon të thyejë rekordet në shënimin e golave, duke kapërcyer kështu shënuesit më të mirë ndërkombëtar të pozitës së mesfushës, Bryan Robson dhe David Platt.

Lampard shënoi golin e 25-të për vendin gjatë të premtes.

“Ata janë dy lojtarë të cilët jam rritur duke i shikuar. Robson është një lojtar që ka dhënë gjithçka për Anglinë dhe Plat ka pasur aftësi gola-shënuese, që gjithmonë mbeten në kokën time. Veçanërisht ai goli kundër Belgjikës në Kupën Botërore. Jam shumë krenar që jam vetëm një gol prapa tyre”, ka deklaruar Lampard.

Anglia nesër, e martë, do ta presë në Uembley përfaqësuesen e Ukrainës, pasi mposhti me rezultat 5-0 Moldavinë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button